Gjithçka që bën Dinerly.
Në një vend.
Arka, faqja, porositë online, rezervimet, vlerësimet, marketingu, besnikëria dhe kartat dhuratë, të gjitha bashkë. Vjen me tablet, mbajtëse dhe printer kuzhine Dinerly.
+€575 tarifë konfigurimi një herë
ose €1,428/vit me konfigurim falas
Çfarë përfshin
01 — FAQJA JOTE
Një faqe që të sjell para, jo vetëm që tregon menunë.
Gjithçka tjetër lidhet me të. Ne e ndërtojmë, e mbajmë të përditësuar dhe të themi vazhdimisht çfarë do ta bënte të fitonte më shumë.
Shiko si funksionon02 — POROSI ONLINE
Porosi online pa komision.
Në një porosi prej 100€, platformat e dërgesave mbajnë rreth 30€. Në faqen tënde, i mban të gjitha.
*Për pagesat me kartë paguan ende bankat... fatkeqësisht tarifat e tyre nuk i shmang dot.
Shiko si funksionon03 — REZERVIME
TAVOLINA TË REZERVUARA, PA NEVOJË PËR TELEFONAT.
Klientët rezervojnë vetë kur të duan, në faqen tënde, me disponueshmëri të drejtpërdrejtë. Kështu që të martën e di sa plot do të jetë restoranti yt të shtunën.
Shiko si funksionon04 — LISTA E KLIENTËVE
Çdo klient ruhet automatikisht.
Emri, numri, çfarë porositi, kur erdhi herën e fundit. Çdo porosi dhe çdo rezervim shton një klient në listën tënde, pa bërë asgjë. Është e jotja dhe mbetet e jotja.
05 — RRITJA E VLERËSIMEVE
MË SHUMË VLERËSIME ME 5-YJE, MË PAK VLERËSIME NEGATIVE.
Çdo klient merr automatikisht një kërkesë për të vlerësuar restorantin tënd. Klientët e kënaqur drejtohen automatikishtë në Google, ndërsa ata të pakënaqur vijnë direkt tek ti. Kështu rritet vlerësimi i restorantit tënd dhe shfaqesh më lart në kërkimet në Google.
Shiko si funksionon06 — MARKETING
Dërgo SMS ose email klientëve të tu me dy prekje.
Shumica dërgohen vetë: një kujtesë kur dikush e lë porosinë në mes, një «na ke munguar» për ata që s'kanë ardhur prej kohësh, një qerasje për ditëlindje. Dhe kur do të thuash diçka ti, si një menu e re apo rezervime për Krishtlindje, zgjedh kujt t'i shkojë dhe e dërgon.
Shiko si funksionon07 — BESNIKËRIA
Program besnikërie që i kthen klientët.
Pika, vula, nivele — e rregullon si të duash dhe e ndryshon kur të duash. Sistemi i mban vetë të gjitha, pa pasur nevojë të mbajë mend askush.
Shiko si funksionon08 — KARTA DHURATË
Shit karta dhuratë në faqen tënde, gjatë gjithë vitit.
Shiten përmes faqes tënde, gjatë gjithë vitit. Dhe shumica përfundojnë te dikush që nuk ka ngrënë kurrë te ti — por tani do të vijë.
Shiko si funksionon09 — Punësime
Gjej staf pa faqet e punës.
Posto një vend pune, shpërnda linkun në faqen tënde dhe në rrjetet sociale, dhe aplikimet me CV vijnë direkt në Dinerly. I lexon, zgjedh më të mirët dhe përgjigjesh, të gjitha në një vend.
Shiko si funksionon10 — ARKA (POS)
POS-i QË I BËN TË GJITHA.
Të gjitha funksionet e mësipërme lidhen direkt me Dinerly POS. Një arkë kaq e lehtë për t'u përdorur, sa stafi e mëson brenda pak minutash.
Shiko si funksiononÇfarë ka në kuti



Të gjitha të reja, dhe i ngremë ne për ty.






